Boris Johnson: Nuk ka prova se kam mashtruar qëllimisht parlamentin

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi nuk kishte prova se ai me dashje mashtronte ligjvënësit në lidhje me festat e paligjshme të mbajtura në zyrën e tij në Downing Street gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Komiteti i Privilegjeve të Parlamentit ka hetuar deklaratat që Johnson bëri në dhomë në dhjetor 2021 për të përcaktuar nëse ai synoi qëllimisht të mashtronte ligjvënësit në lidhje me festat, disa prej të cilave ai mori pjesë vetë, shkruan Reuters.

Në dokumentin e tij të provave prej 52 faqesh të dorëzuar në komitet dhe të publikuar të martën, Johnson tha se ai pranoi se Dhoma e Komunave ishte mashtruar nga deklaratat e tij, por se nuk kishte asgjë për të treguar se ai kishte gënjyer qëllimisht.

Ai i përshkroi disa nga akuzat me të cilat u përball nga komiteti – i përbërë nga shtatë ligjvënës me një shumicë anëtarësh nga Partia Konservatore qeverisëse e Johnson-it – si të palogjikshme dhe absurde, duke e akuzuar atë si të padrejtë, shumë partiake dhe që shkon përtej termave të tij të referencës.

“Është e qartë nga ai hetim se nuk ka fare prova që mbështesin një pretendim se kam mashtruar qëllimisht ose pamatur Dhomën”, tha Johnson./abcnews.al

Read Previous

Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

Read Next

Toka kërcënohet nga fosfogedoni – nëse nuk e dini çfarë është mësoni tani