Bie çmimi i naftës në botë, Berjani: Në Kosovë zbritja do të ndodhë para fundit të vitit

petrol gun with car

Çmimet e naftës për disa ditë me radhë janë duke shënuar rënie në tregun botëror, e kjo po reflektohet edhe në Kosovë.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani duke shtuar se zbritja do të ndodhë para vitit të ri.

“Sa i përket çmimit të naftës është fakt që e përcakton bursa botërore dhe organizata prodhuese OPEC. Çmimet kanë filluar ta kenë një rënie të lehtë, kështu që edhe në Kosovë është duke u reflektuar”, tha Berjani.

Sipas tij, një litër naftë në Kosovë po tregtohet me 1.16 euro deri 1.20 euro, kurse e benzinës me 1.20 euro deri 1.30 euro.

“Sot në Kosovë, një litër naftë kushton prej 1.16 euro deri 1.20 euro, ndërsa një litër benzinë tregtohet me 1.20 deri 1.30 euro. Pra, një ulje e lehtë e çmimit ka filluar të jetë edhe në Kosovë, ky është një sinjal i mirë se zbritja do të ndodh para vitit të ri, e jo pas saj ashtu siç ishte paralajmëruar nga OPEC”, përfundon ai.

Aktualisht në tregjet botërore, nafta WTI po tregtohet me 67.95 dollarë, ndërsa Brenti britanik po shitet me 71.05 dollarë.

/Telegrafi/

Read Previous

1862 ankesa nga qytetarët për Policinë, 78 punjonës policor të suspenduar, ndërkaq 31 të arrestuar

Read Next

Një shqiptar në formacionin më të mirë në La Liga