1862 ankesa nga qytetarët për Policinë, 78 punjonës policor të suspenduar, ndërkaq 31 të arrestuar

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë arrestuar 31 zyrtarë policorë dhe janë ngritur 62 kallëzime penale.

Hodaj po ashtu njoftoi se këtë vit kanë pranuar 1,862 ankesa.

“1862 ankesa i kemi pranuar deri më tani prej qytetarëve, është 30 për qind më shumë se vitin e kaluar. Janë ngritur 62 kallëzime penale. 78 punonjës policor janë suspenduar, ndërsa 31 zyrtarë policorë janë arrestuar”, ka thënë ai.

Hodaj, siç njofton kp, tha se numri më i madh i ankesave është për keqpërdorim të detyrës zyrtare, fajde, shkaktimi i lëndimeve trupore dhe dhuna në familje.

Sa i përket aksionit në Karaçevë një vit më parë, Hodaj tha se ishin arrestuar 15 zyrtarë policor.

“Tani jemi në një situatë ku Prokuroria ka ngritur 71 aktakuza. Për epilogun më tutje do të jetë një proces gjyqësor. Por është lajm i mirë që kemi aktakuzë”, u shpreh ai.

/Telegrafi/

Read Previous

Ministri Mehaj deklarohet rreth dorëheqjes së Ramës dhe emërimit të Jasharit

Read Next

Bie çmimi i naftës në botë, Berjani: Në Kosovë zbritja do të ndodhë para fundit të vitit