Bastisje nga Krimet Ekonomike në Gjakovë

Burime të sigurta të bëjnë me dije se Njësia e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të Qendrës së Patentë-Shoferëve.

Bastisjet po zhvillohen në lokacione të ndryshme dhe dyshimet e para lidhen me keqpërdorime të mundshme në procesin e pajisjes me patentë shofer, ndërsa hetimet janë në fazë aktive.

Aksioni është duke u udhëhequr nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit dhe pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe pajisjeve elektronike.

Read Previous

Çeku: Kurrë më parë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Read Next

Nrejaj: Këtë vit ka pasur rritje të ndjeshme të turistëve aziatik