Babai harron vajzën 1 vjeçare në makinë, vdes nga i nxehti

Një tjetër rast i rëndë, ku prindërit harrojnë fëmijët në makinë nën temperatura të larta, është regjistruar në Itali. Këtë herë në Venecia, një vajzë 1 vjeçare ka ndërruar jetë pasi babai i saj e harroi në makinën nën diell për disa orë.

Kur burri u kthye aty ku kishte parkuar, e kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë, por vogëlushja nuk u shpëtua dot edhe pse u dërgua në urgjencë me shpejtësi.

Ky është rasti i dymbëdhjetë në Itali në 26 vitet e fundit që një fëmijë vdes për shkak se harrohet në një makinë në diell./a2news/

Read Previous

ASK: Kosova importoi 498,7 milionë euro, ndërsa eksportoi 73,4 milionë euro

Read Next

​Rriten rastet e zjarreve, por mungojnë zjarrfikësit