Arrestohet një person, sulmoi zyrtarët policorë

Një person ka përfunduar në pranga të policisë në Gjilan pasi i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë të cilëve iu desh edhe tretmani mjekësor.

Po ashtu i dyshuari sipas raportit 24 orësh thuhet të ketë dëmtuar edhe veturën e policisë. Pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë po ashtu në Gjilan është arrestuar një person për vrasje në tentativë. I njëjti pas intervistimit me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Maqedonci: Takime për thellimin e bashkëpunimit Kosovë – SHBA

Read Next

Tri klube angleze rrezikojnë dënimin me heqje të pikëve