Anulohet “Alba Festival” si pasojë e numrit të infektimeve me COVID-19

Festivali i madh shqiptar i cili mbahet në Zvicër është anuluar.

Faqja zyrtare e Instagramit të “Alba Festival” ka lajmëruar se festivali i njohur për shqiptarët i cili mbahet çdo vit tashmë është anuluar.

Arsyeja e anulimit të festivalit është si shkak i gjendjes pandemike nga COVID-19.

Faqja zyrtare e “Alba Festival” dha lajmin përmes Instastory duke thënë se Qeveria e Zvicrës i hoqi miratimin për leje të mbajtjes së festivalit më pak se 48 orë nga fillimi i tij.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

Pritet që ndeshja e Kosovës kundër Greqisë të zhvillohet në prani të tifozëve

Read Next

Për një ditë shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë, dy raste janë raportuar edhe në Gjakovë