Antidroga arreston dilerin në Gjilan, sekuestrohen 632 gramë mariuhanë

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, pas një pune hetimore dhe operative në terren, sot në Gjilan, pas sigurimit të dëshmive dhe urdhëresës për bastisje, ka realizuar një kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë shitblerjen e substancave narkotike në qytetin e Gjilanit.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin e shtetit nga prokuroria kompetente, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti i cilësuar ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, i sanksionuar sipas nenit 267 të KPRK-së, procedohet tutje për procedurat e mëtejme./IndeksOnline/  

Read Previous

Nga e shtuna në të hënën, orari i ndeshjeve të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë

Read Next

BE: Qeveria nuk mund t’ia bartë komunave përgjegjësitë për Asociacionin