Anëtar i një grupi kriminal të strukturuar, vritet shqiptari në Mal të Zi

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë, por që për fat të keq nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Mësohet se autori ka qëlluar mbi Mustafën, ndërkohë që ai ishte i shoqëruar me një grua.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet. /Telegrafi/

Read Previous

​Basketboll/ Ja kur rikthehet në aksion Përfaqësuesja e Kosovës

Read Next

Sveçla: Policia është angazhuar për të sjellur para drejtësisë të dyshuarit për krime lufte