Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë i ka goditur dy të tjera, ku janë lënduar tetë persona, njëri prej tyre rëndë.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet dy vetura tjera”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë tetë persona kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente, kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është nën hetime”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Policia e Kosovës arreston një shtetase nga Maqedonia e Veriut

Read Next

Edi Rama përkujton Nënë Terezën në 114-vjetorin e lindjes: Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit