Brezovica është një vendbanim në komunën e Shtërpcës në Kosovë, i njohur si vendpushimin dimëror.
Brezovica është ndër lokacionet më të vizituara turistike dimërore në Kosovë. Zona turistike e skive ndodhet në mënyrë ideale në shpatet e Parkut Kombëtar të Sharrit në veri dhe në veriperëndim. Linja e kreshtës përfshin 39,000 hektarë terrene malore alpine dhe pyje, me një florë dhe faunë mjaft të larmishme dhe të bollshme.
E lokalizuar 90 minuta larg nga dy aeroporte ndërkombëtare, zona turistike e Brezovicës paraqet një nga zonat e fundit të pazhvilluara të skive në Europën Juglindore.
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë të përgatitur nga gazetari Arbies Komoni: