Gërvalla takon kryesuesin e Grupit të Partive Popullore

Në kuadër të takimeve të zhvilluara në Këshillin e Evropës në Strasburg, kryediplomatja, Donika Gërvalla ka takuar deputetin kroat, kryesuesin e grupit të partive popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Davor Ivo Stier.

Gërvalla ka shprehur mirënjohje për kontributin e madh të grupit të partive popullore, përkatësisht delegacionit kroat në mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton Klankosova.tv.

“Mbështetja e palëkundur e Stier dhe delegacionit kroat ka qenë vendimtare në arritjen e një shumicë të jashtëzakonshme prej 82%  të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,” tha Gërvalla.

Ajo  gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me grupet politike dhe Komitetin e Ministrave për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./Klankosova.tv

Read Previous

1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

Read Next

Aksident mes autobusit dhe veturës në Prishtinë