Kushtet financiare janë faktori kyç i cili ndihmon një klub sportit të vazhdojë aktivitetin sportiv.
E financat e pamjaftueshme kanë ndikuar që KH Vëllaznimi, të lajmërojë se shumë shpejtë do të ndalin aktivitetin e tyre sportiv.
Klubi nga Gjakova i cili është themeluar në vitin 1955, në postimin e tyre ka bërë të ditur se mjetet e dedikuara kanë qenë të pamjaftueshme, dhe nuk i kanë përmbushur as për së afërmi kërkesat për organizim dhe mbarëvajtje të aktiviteteve të klubit, gjë e cila e ka shtyer klubin drejt këtij vendimi, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të kryesisë së klubit për inkuadrimin e KH “Vëllaznimit” në Ligjin e Sponzorizimit.
Postimi i plotë i klubit :