Cameron pritet nga komandanti i KFOR-it

Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar edhe kampin e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti Ozkan Ulutas.

Pamjet nga vizita janë publikuar nga KFOR-i në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”.

“Komandanti i KFOR-it , Ozkan Ulutas, priti Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron në kampin ‘Film City’, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Cameron ka mbërritur në Kosovë të mërkurën ku është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Vizita e Cameron do të jetë njëditore, ku përveç me Gërvallën, ai është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimeve me liderët e shtetit, ai tha se Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj.

/Telegrafi/

Read Previous

Kushtet financiare detyrojnë KH Vëllaznimin të ndalojë aktivitetin sportiv

Read Next

Dita e parë e shkollës pas pushimit dimëror, të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Iowa