E përditshmja spanjolle ‘Marca’ ka publikuar formacionin e javës në La Ligë.
Sulmit të kësaj javë i prin ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Sulmuesi nga Prizreni shënoi dy gola mjaft të rëndësishëm, në barazimin 3:3 ndaj Real Valladolid, fillimisht me kokë, më pas nga penalltia, transmeton lajmi.net.
E performanca e tij e mirë në xhiron e 28-të të ligës spanjolle bëri që Muriqi të jetë pjesë e 11-shës më të mirë.
Kujtojmë që Muriqi tashmë ka 12 gola gjithsej në La Liga.
Vlen të përmendet që në këtë formacion nuk ishin pjesë asnjë lojtarë i Real Madridit, apo Barcelonës.
Më poshtë 11-sha më e mirë e kësaj jave në La Liga. /Lajmi.net/