26 vjet që nga Epopeja e Çabratit: Qëndresa heroike për liri

26 vite më parë në Kodrën e Çabratit ishin rreth 60 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët u rrethuan nga policia e paramilitarët fashist serb.

Më 7 maj filluan të shtënat e policisë dhe paramilitarëve serb në pjesën e Çabratit. Të shtënat dhe luftimet e kohë pas kohshme zgjatën deri më 9 maj, nga ku ranë dëshmorë

Ahmet Gjikolli

Tomë Gjoka

Kushtrim Hoxha

Visar Juniku

Sefedin Xërxa

Agim Haxhiavdyli

Bujar Roka

Taulant Nura

Dashmir Krasniqi

Në po ato ditë u vranë edhe shumë civil të pafajshmëm vetëm pse ishin shqiptar. Një ndër viktimat e paramilitarëve fashist serb ishte edhe poetja Yllka Domi e cila ishte e pa armatosur.

Lavdi për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën në qytetin tonë.

Nder dhe respekt për të gjithë viktimat civile të luftës, për humbjen e të cilëve duhet të jap përgjegjësi shteti fashist serb.

Tendenca që viktimat civile të bëhen dëshmorë është lëvizje që qon ujë në mullirin serb pasi pikërisht kështu amnistohen krimet e shtetit fashist serb. Fatkeqësisht në këtë ndikim serb veçse kanë rënë shumë individ të pamend.

Në si qytet e si komunë kemi 112 viktima fëmijë e mijëra civilë të rritur dhe për këto krime s’ do duhej që viktimat civile të shndërrohen në dëshmorë, pasi kështu amnistohen kriminelët e njolloset lufta e shenjtë e popullit tonë. Kjo është taktikë e shërbimit serb për ti mbuluar krimet e tyre makabre.

Të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës duhët ti hetojnë dhe ti vëjnë para drejtësisë mashtruesit të cilët fatkeqesisht kishin edhe pozicione në ushtrinë e shenjtë çlirimtare të cilën më pas e kanë keqpërdorur e kanë rënë në ndikim të shërbimeve serbe për të tjetërsuar të vërtetën në favor të pushtuesit fashist serb. /tvsyrivision/

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Sulme ndaj zyrtarëve dhe rritje e dhunës në familje

Read Next

Sveçla: Jemi kundër qeverisë tranzitore