24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Sulme ndaj zyrtarëve dhe rritje e dhunës në familje

Policia e Rajonit të Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar disa incidente serioze, përfshirë një sulm ndaj një zyrtari policor në Rahovec dhe disa raste të dhunës në familje në Rahovec, Malishevë dhe Gjakovë. Në të gjitha rastet, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Rahovec 06.05.2025-16:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili kishte reaguar në një incident në mes disa personave. Viktima-zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE · Rahovec 06.05.2025 – 12:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ·

Malishevë 06.05.2025 – 19:00.

Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga i dyshuari-bashkëshorti i saj. Rasti duke u hetuar. Raport shtesë:

DHUNË NË FAMILJE Gjakovë 05.05.2025 – 09:00.

Më 06.05.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Sulltani i Bruneit i ndan Osmanit Urdhrin e Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titullin e nderit “Datin Laila Utama”

Read Next

26 vjet që nga Epopeja e Çabratit: Qëndresa heroike për liri