24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Hetim për rast fatal gjatë lindjes, zjarr në një shtëpi në Malishevë

HETIM I VDEKJES

Gjakovë / 06.07.2025 – 12:30.

Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.

INCIDENT ZJARRI

Malishevë / 06.07.2025 – 14:25.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Read Previous

Zvicra rihap ambasadën e saj në Teheran pas dy javësh mbylljeje

Read Next

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomon në ShBA