GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë raportuar raste të dhunës në familje në Rahovec dhe Malishevë, ndërsa në Gjakovë është arrestuar një person për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 19.05.2026 – 20:00. Dyshohet se djali i saj e ka kanosur ankuesen f/k, nenën e tij si dhe ka tentuar të vetëvritet. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë 19.05.2026, 02:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5.20 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë:
DHUNË NË FAMILJE
Pagarushë, Malishevë 18.05.2026, NN. Me datë 19.05.2026 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.