Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë evidentuar disa incidente me karakter kriminal.
INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE Gjakovë/ 11.06.2025 –17:40.
Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit pas një zënke e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Palët e përfshirë në rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është bërë kontroll, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë e gjuetisë me 16 copë dhe 28 fishekë tjerë të dy kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER Gjakovë / 11.06.2025 – 12:00.
Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa kishte qenë duke pastruar disa mbeturina nga depoja e një lokali kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësiti për deminim i PK ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes.