Një vajzë 22-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit./Sinjali/