​Tri ndeshje në Superligën e Kosovës, ky është derbi kryesor

Do të zhvillohen sot edhe tri ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës për t’u kompletuar edhe xhiroja e pestë ë këtij edicioni.

Ballkani-Llapi dhe Malisheva-Feronikeli ishin dy ndeshjet hapëse që u zhvilluan dje në kuadër të kësaj jave.

Kampioni aktual Prishtina që nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon sot do të ballafaqohet me Dukagjinin nga ora 15:00.

Gjilani e pret Ulpianën, kurse sfida kryesore do të jetë ajo ndërmjet Drenicës dhe Dritës nga ora 16:00.

Drenica që po vazhdon të befasojë në këtë fillim të edicionit të ri ka 10 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, kurse Drita është një pozitë më poshtë me tetë pikë.

Read Previous

​Guvernatori i BQK-së: Sivjet rritja ekonomike 6.6 %

Read Next

‘Shpërthimi’ i video-lojërave: Një industri që tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro