​Sot lansohet programi “Super sportistët”

Ministria për Kulturë, Rini e Sport do të lansojë sot programin “Super Sportistët”, në të cilin do të investojë katër milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike.

Qëllimi i programit është rritja e numrit të normave olimpike për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028. Programi, i përpiluar nga profesionistë të fushës, nga KOK-u, MKRS dhe gazetaria sportive, udhëhiqet nga kryemjeshtri i normave dhe medaljeve të arta olimpike, Driton Kuka.

Me rastin e prezantimi të këtij programi sot do të zhvillohet një konferencë për media ku do të flasin: Zëvendësministrja Daulina Osmani, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, kampionia olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendi, ndërsa prezantimin e programit do ta bëjë kryesuesi i komisionit, Driton Kuka. /KosovaPress/

Read Previous

Kurti: Masat nga Bashkimi Evropian duhet të largohen

Read Next

Blinken: Njerëzit në Gaza po vuajnë nga konflikti i shkaktuar nga Hamasi