​Rezervat shtetërore diskutohen në Qeveri në mbledhje të mbyllur

Qeveria ka mbajtur mbledhje të mbyllur në diskutimin për rezervat shtetërore. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ka ndërmarrë reforma dhe kanë siguruar buxhet shtesë. Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë planifikim të varfër për sigurimin e rezervave shtetërore.

Shefi i ekzekutivit në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kërkoi që diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës të mbahen të mbyllura.

“Pika e pestë është shqyrtimi i propozimit të vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë. Kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes plotësim ndryshimit të ligjeve duke siguruar kështu standard i caktuar minimal për avancimin e politikave. Ndër këto kemi siguruar edhe buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake, për sigurimin e rezervave shtetërore. Buxheti i këtillë ka reflektuar edhe në kuptim të ndryshimit të programit vjetor të rezervave shtetërore të mallrave në dritën e këshillave në institucionet përgjegjëse të sigurisë të dhëna të këtilla nuk do të bëhen publike . Por, sipas legjislacionit përkatës në fuqi do të klasifikohen”, tha Kurti. /KosovaPress/

Read Previous

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët që i shqiptuan gjobë

Read Next

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Lisbonë