Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët që i shqiptuan gjobë

Një person dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë në Gjakovë pasi që ata i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në trafik.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Rr.Konferenca e Bunjanit, Gjakovë 15.11.2023-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtaret policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”,  thuhet në njoftim. /tvsyrivision/

Read Previous

Kurti: Me projektbuxhetin e vitit 2024 e forcojmë mbrojtën e Republikës

Read Next

​Rezervat shtetërore diskutohen në Qeveri në mbledhje të mbyllur