Kurti: Me projektbuxhetin e vitit 2024 e forcojmë mbrojtën e Republikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar para deputetëve projektbuxhetin e vitit 2024 që është votuar nga Qeveria në vlerë prej jetë 3.3 miliardë euro.

Sipas Kurtit, me projektbuxhetin për vitin 2024, “e forcojmë mbrojtën e Republikës, e rrisim sigurinë e qytetarëve dhe mundësojmë zhvillimin e vendit”.

Ai ka treguar po ashtu se buxheti do jetë buxhet i mbrojtës dhe sigurisë dhe se Qeveria ka ndarë 370 milionë euro, ose 22 për qind më shumë se aktualisht.

“153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtës dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më së shumti ndonjëherë. Ushtrinë ia kemi rritur buxhetin më shumë se dy fish prej kur kemi ardhur në qeverisje dhe numrin e ushtarëve për më shumë se 2/3 do të ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë në vitin 2024”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se policisë do t’i shtohen edhe 500 rekrutë të tjerë, derisa ka potencuar se “21.7 milionë euro janë ndarë për investime kapitale ose 9 milionë euro më shumë se sa këtë vit”.

Kryeministri është krenuar edhe me hapjen e reja të vendeve të punës në vend gjatë dy viteve të fundit.

“Për gjatë mandatit tonë ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende të punës, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj dhe të reja. Do të vazhdojmë të investojmë në renovimin e spitaleve dhe përmirësimin e shërbimeve për blerjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit”. /Albanianpost.com

Read Previous

IKSHPK: Cilësia e ujit në Badoc është përmirësuar, ditët në vazhdim pritet të ulen vlerat e manganit

Read Next

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët që i shqiptuan gjobë