IKSHPK: Cilësia e ujit në Badoc është përmirësuar, ditët në vazhdim pritet të ulen vlerat e manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se është duke u monitoruar dhe përcjellë në vazhdimësi cilësia e ujit në Badovc.

Në njoftimin e bërë thuhet se në analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja është qetësuar dhe cilësia e ujit është përmirësuar dhe se pritet që ditët në vazhdim të ulen vlerat e Manganit.

“Analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Dështon sërish konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Read Next

Kurti: Me projektbuxhetin e vitit 2024 e forcojmë mbrojtën e Republikës