Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen
Kryetari i Prishtinës ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës.
Përmes një reagimi në Facebook, ai e ka cilësuar Shiroka-Pulën “mike të çmuar” dhe personalitet me dije e përvojë, duke i uruar suksese në detyrën e re.
“Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai.
Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim në cilësinë e kryetarit të Prishtinës.
“Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar. Ju priftë e mbara, Presidente!”, thuhet në reagim.