Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rrëmbim që ka ndodhur në Vushtrri më 7 prill.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me automjet, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyj në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku viktima ka arritur të largohet”, thuhet në raport të policisë.
Sipas policisë i dyshuari i ka marr automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati.
“Rasti në procedurë hetimore”, përfundon njoftimi. /KosovaPress/