​Gjenden dy persona të vdekur, njëri në Gjakovë e tjetri në Prizren

Dy raste të vdekjeve janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Njëra ka ndodhur në Gjakovë e tjera në Prizren.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy burra.

Njëri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij e tjetri në banesën e tij.

“Rr. Albesian Mataj, Gjakovë 01.07.2024-08:10. Viktima mashkull kosovar, në shtëpinë tij është gjetur pa shenja jete nga dy dëshmitarë meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekip mjekësor ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raport

“Rr. Shotë Galica, Prizren 01.07.2024-12:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Read Previous

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Kadaresë

Read Next

Ronaldo: Ky është Evropiani im i fundit