​Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë të Jugut rreth orës 18:30, një person derisa po lëvizte me biçikletë është goditur me veturë dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi derisa po lëvizte me biçikletë është goditur me veturë nga i dyshuari m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në obduksion./kp/

Read Previous

Florentino Perez nuk është i kënaqur me qëndrimin e Ancelottin për titullarin e Real Madridit

Read Next

Rusia kryen sulme masive të martën në Ukrainë