​OVL-UÇK: Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare

Pas arrestimit dhe pas lirimit të veteranit Faik Fazliu, sot është mbledhur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nga OVL-UÇK thonë se institucionet e vendit kanë dalë jashtë vlerave kombëtare.

Kështu ata kanë paralajmëruar edhe aktivitet protestues më 12 qershor.

OVL e UÇK-së ka njoftuar se më 12 qershor do të mbahet protestë, ndërsa është thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla po e akuzojnë UÇK-në,

Komunikata e plotë e OVL-UÇK:

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:

•Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;

•Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Sveçla;

•Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;

•Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni.

Read Previous

Pse të diplomuarit në kolegje private nuk po mund të punësohen në arsim?

Read Next

Në spitalin “Isa Grezda” 4 pacientë po trajtohen për Covid-19