Pse të diplomuarit në kolegje private nuk po mund të punësohen në arsim?

Edhe pse i ka përfunduar studimet në nivelin Master në Kolegjin AAB Vlora Delija nuk po mund të punësohet si edukatore në institucionet arsimore publike. Ajo tha se këtë problem do ta zgjidh duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore.

Ne si televizion tentuam për disa here që të marrim përgjigje edhe nga menaxheri i burimeve njerëzore në kuvendin komunal, Kushtrim Brahimaj i cili nuk gjeti kohë të prononcohet për pyetjen tonë përçka edhe është i obliguar që t;i njoftoj qytetarët dhe studentët. Përkundër faktit që menaxheri i burimeve njerëzore nuk gjeti kohë për të dhënë përgjigje për mediumin tonë, atëherë ne iu drejtuam zyrtarëve të ministrisë së arsimit. Nga ky institucioni gatishmëria dhe informatat e sakta na u ofruan menjëherë. Nëpërmjet një e-maili për TV SYRI, Ministria e Arsimit bënë të ditur se:

Pika 5 e nenit 16 të ligjit për Arsimin e lartë i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2011 thekson se “Vetëm bartësit publik të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që qojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi për t’u punësuar në një shkollë”.
Po ashtu, këtë e përcakton edhe ‘Udhëzimi Administrativ nr.10/2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm’’.

Tv Syri kontaktoi edhe me kolegjin AAB ku zëvëndës rektori  Shemsedin Vehapi përmes telefonit dha përgjigje.

Vlora Delija mbetet me shpresën që ky problem të zgjidhet për atë dhe shumë studentë të tjerë.

Read Previous

Si të hiqni rriqrën pa piskatore dhe pa fije peri

Read Next

​OVL-UÇK: Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare