Si të hiqni rriqrën pa piskatore dhe pa fije peri

Rriqrat mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin e njeriut dhe qe se si t’i largoni pa dhembje dhe në mënyrë të sigurt

Duke hequr rriqrën me piskatore dhe me fije peri, rrezikoni të shkulni vetëm një pjesë të rriqrës, ndërsa pjesa tjetër të mbetet në trupin tuaj.

Një truk është shfaqur në internet se si të hiqni rriqrat pa i shkulur ose pa ndërmarrje kirurgjikale.

Sidoqoftë, shumica e lexuesve paralajmërojnë se kjo nuk është gjithmonë një metodë e sigurt!

Qitni dy pika vaj mente në pjesën e trupit ku është kapur rriqra, dhe për disa sekonda do të dalë vetë nga lëkura dhe do të fillojë të ikë.

Pasi ta keni hequr atë, zonën e pickuar nga rriqra pastrojeni me alkool.

Mos harroni se rreziku i transmetimit të mikrobeve të rrezikshme nga rriqrat nuk përjashtohet kurrsesi.

Niveli i rrezikut varet se sa kohë ka qëndruar rriqra në lëkurë, ndërkohë ju patjetër duhet të dezinfektoni plotësisht vendin e pickimit dhe të monitoroni çdo ndryshim eventual.

Nëse vëreni ndonjë simptomë të dyshimtë, patjetër kërkoni ndihmën e mjekut tuaj.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative./Telegrafi/

Read Previous

Për ty që nuk po e lë dot cigaren

Read Next

Pse të diplomuarit në kolegje private nuk po mund të punësohen në arsim?