Për ty që nuk po e lë dot cigaren

Këshilli Europian lëshoi një thirrje publike për të “bërë më shumë” në luftën kundër kancerit. Në thuajse 40% të rasteve, sëmundja mund të parandalohet, e megjithatë pak po bëhet në këtë aspekt. Një plan për Europën i cili do të prezantohet deri në fund të 2021-shit do të propozojë masa parandaluese, me një orientim më të qartë drejt teknologjive digjitale, sugjerime për të përmirësuar trajtimet dhe kurat si edhe mënyrën e jetesës.

Çështja e stilit të jetesës duhet të jetë në fokus tëçdo nisme për përmirësimin e shëndetit. Stella Kyriades, komisionere për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, mori përsipër sfidën duke theksuar se qytetarët europianë presin të përfshihen në planet për fitoren e kësaj lufte. Duket pra se Europa dëshiron ta vendosë veten në pozitë të dëgjuari jo vetëm të institucioneve por edhe të qytetarëve.

12 janë mënyrat e këshilluara për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes dhe dy të parat lidhen me duhanpirjen: Duke mos pirë duhan, dhe duke i kthyer vendet ku rrimë- shtëpi, punë- në vende pa tym.


Mirëpo lufta kundër duhanit duket se po pengohet nga dy faktorë të rëndësishëm: që faji për sëmundjet që lidhen me duhanin i vihet padrejtësisht nikotinës; prania akoma në një numër të madh i njerëzve të cilët pinë cigare me djegie. Nikotina, substanca që krijon varësinë, nuk është shkaktarja kryesore e këtyre sëmundjeve. Ndërkaq, duke ndezur një cigare, bashkë me tymin çlirohen kimikate të rrezikshme.

Thënë ndryshe, duhanpirësit pinë cigare për të përfituar relaksin që u jep nikotina, por përfundojnë duke marrë edhe shumësubstanca të tjera, të cilat janë shkaktare të dëmeve të ndryshme që mund të pësojë shëndeti i tyre.

Sigurisht, objektivi kryesor për një duhanpirës është gjithmonë lënia e plotë e duhanit. Por në praktikë, kjo nuk është e thjeshtë. Strategjitë e lënies së duhanit gjejnë konsensus mes një pjese të madhe ekspertësh në të gjithë botën. Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e duhanpirësve ose nuk ia del ta lërë duhanin, ose nuk dëshiron ta lërë duhanin. Ka mundësi që strategjitë e deritanishme, përsa korrekte të jenë, nuk po arrijnë të jenë të suksesshme. Në këtë pikë, hyjnë në lojë alternativat pa tym, pra mënyrat për të marrë nikotinën pa tymin, duke reduktuar në minimum efektet e djegies.

Vetë shpikësi i cigares elektronike, kinezi Hon Lik, e zhvilloi këtë ide teksa po përpiqej vetë, pa sukses, të linte duhanin. Britania e Madhe prej disa kohësh i ka përshtatur cigaret elektronike si një strategji për shëndetin publik dhe shkenca duket ta mbështesë. Studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj kimikateve qëçliron djegia e duhanit është 95% më i reduktuar me pajisje me ngrohje si IQOS.

Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimeve e ka autorizuar IQOSpër t’u marketuar si një produkt me risk të modifikuar. Hapat e parë të rëndësishëm janë hedhur, por mbështetja e autoriteteve në implementimin e këtyre teknologjive për t’u ardhur në ndihmë të rriturve që zgjedhin të mos lënë duhanit, është shumë e domosdoshme./Top Channel

Read Previous

Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë muajin që vjen

Read Next

Si të hiqni rriqrën pa piskatore dhe pa fije peri