​Të shtëna me armë zjarri te stacioni i autobusëve në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e së martës pranë Stacionit të Autobusëve në Pejë.

Policia e Kosovës në Pejë konfirmoi për KosovaPress se për rastin që ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, informatën e kanë pranuar rreth orës 12:20.

”Sot rreth orës 12:20 kemi marrë informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht jemi në grumbullim të provave dhe informacioneve”, zyrtari për informim në Policinë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje veçse ka konfirmuar se rasti po hetohet. /KosovaPress

Read Previous

​KDI: Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e obligimeve të Procesit të Berlinit

Read Next

Shpallet lista preliminare e start up bizneseve që janë përfitues të granteve komunale