David Alaba: Austria synon të bëjë histori në Botërorin 2026
Kanë nisur punimet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Evropian U-21 2027, të cilin Shqipëria do ta organizojë së bashku me Serbinë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se projekti parashikon përmirësimin e bazamentit të fushës dhe vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Sipas FSHF-së, investimi është pjesë e planit të vazhdueshëm për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve optimale për organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike. Përmirësimi i terrenit synon të garantojë cilësi më të lartë loje për ekipet pjesëmarrëse dhe një përvojë më të mirë për tifozët.
Mikpritja e UEFA EURO U-21 2027 konsiderohet një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe një mundësi për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, FSHF thekson se po vazhdon përmbushjen e të gjitha kërkesave organizative dhe infrastrukturore të vendosura nga UEFA.
Punimet në “Air Albania” do të zhvillohen sipas planit të parashikuar, me qëllim që stadiumi të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur ndeshjet e turneut evropian në vitin 2027. /KosovaPress/