Haxhiu: Lidhja e Prizrenit simbol i bashkimit dhe qëndresës kombëtare

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 147-vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Në njëpostim në Facebook, Haxhiu tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkoi shqiptarët në mbrojtje të trojeve, të drejtave dhe identitetit kombëtar, në një kohë kur ekzistonte rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare pas vendimeve të Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit.

Ajo theksoi se organizimi i vitit 1878 shënoi lëvizjen e parë politike dhe ushtarake të shqiptarëve për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke përmendur kontributin e figurave të shquara si Iljaz Pashë Dibra, Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto.

“Megjithëse u shtyp me forcë më 1881, idealet e Lidhjes mbetën gjallë dhe u bënë themel i rrugës drejt Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Ajo mbetet simbol i bashkimit, qëndresës dhe vetëdijes kombëtare shqiptare”, ka shkruar ajo.

Në përvjetorin e themelimit të saj, Haxhiu tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon të mbetet simbol i bashkimit, qëndresës dhe vetëdijes kombëtare, si dhe frymëzim për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare shqiptare.

Read Previous

Azemi pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Read Next

​Nis rinovimi i fushës së “Air Albania”, përgatitje për EURO U-21 2027