Nis rinovimi i fushës së “Air Albania”, përgatitje për EURO U-21 2027
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, nëpërmjet një kërkese drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka pyetur për kohën e ekzekutimit të shtesës prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.
Ai ka kërkuar sqarime se kur pritet të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve.
“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në kërkesë. /RTKlive