​Ministri Krasniqi për vizitë zyrtare në shtetin IOWA

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e IOWA-s, me rastin e 10-vjetorit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave të Kosovës me qytetet e shtetit IOWA.

Ai me këtë rast do të takojë sekretarin e Shtetit të IOWA-s Paul Pate, kryetarët e shtatë qyteteve me të cilat komunat e Kosovës kanë partneritet/binjakëzim, për të diskutuar progresin e aktiviteteve që dalin nga marrëveshjet, si dhe për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave/qyteteve të të dyja vendeve.

Ministri Krasniqi gjithashtu do të takohet me Christofer Williams shef i UN- Habitat në selinë qendrore në Nju Jork, me të cilin do të diskutohet finalizimi i Programit të përbashkët katërvjeçar 2022-2025 në vlerë mbi 15 milionë euro për investime kapitale në komunat e Kosovës.

Vizita e ministrit Krasniqi në SHBA bëhet me ftesë të gjeneral majorit të IOWA-s, Ben J. Corell dhe drejtoreshës ekzekutive të IOWA Sister States, Karla Weilbrenner Mcollum.

/KP/

Read Previous

Vendi me cigaret më të shtrenjta në botë

Read Next

Gastronomët kërkojnë që të lirohen nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike