Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Policia e Kosovës gjatë një inspektimi në një barnatore në rrugën “Sheh Emini” në Prizren më datën 5 korrik ka hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola.
Sipas policisë 84 artikuj me 266 paketime të barnave janë sekuestruar nga inspektoriati farmaceutik.
“Gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme”, thuhet në raport.
Sipas policisë barnat ishin me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
“Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi. /KosovaPress/