​31 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës.

“Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.058 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.346. Në total numri i rasteve aktive është 651”, thuhet në njoftim.

Read Previous

23 vjet më parë, Misioni Verifikues i OSBE-së u largua nga Kosova, 4 ditë para fillimit të bombardimeve nga NATO-ja

Read Next

Poçaria artizanat gati në shuarje