Një person, shtetas i huaj është dërguar në QKUK me plagë në trup, natën e mbrëmshme. Viktima, siç bëri të ditur Policia e Kosovës, fillimisht kishte kërkuar ndihmë në QKMF-në në Gjakovë, e i njëjti më vonë është transferuar për në QKUK.
Policia, bëri të ditur se hetimet për rastin kanë nisur, teksa u raportua se personi i plagosur është zyrtar i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Zyra e BE-së në Kosovë, e ka konfirmuar rastin për mediat, teksa kanë thënë se janë të “tronditur” nga lajmi.
Ata kanë thënë se nuk mund të japin detaje pa përfunduar hetimet.
“Një hetim është duke vazhduar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, kanë thënë ata. /Reporteri.net/