Tentim vrasje në Gjakovë, plagoset shtetasi i huaj

Një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti ishte plagosur nga një mjet i mprehtë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është trajtuar në QKMF në Gjakovë teksa me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK.

NN.04.11.2025-19:57. Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Sheremet Elezaj, udhëheqës i zyrës për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë (DRP-Gjakovë).

Read Previous

Arne Slot zbulon çelësin e fitores së Liverpoolit ndaj Real Madridit

Read Next

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së