Zogaj: Libri është kuptimi i jetës

Librat janë fuqia e botës. Prandaj, tërë jetën time nuk jam shkëputur asnjëherë prej tyre. Kështu thotë librari Azem Zogaj. Shpeshherë duke i shfletuar e këto tridhjetë vitet e fundit edhe duke i shitur, shton me tej njeriu që në çdo qytet librat i merr me vete.

Leximi është kulturë dhe si e tillë duhet kultivuar te njerëzimi, kështu potencon ai.

Kalimtarët e rastit, ndalen për t’i hedh një sy librave që Zogaj i ekspozon në tavolinën e tij. Këtë herë personi që u ndal ishte edhe autor. Pal Ndrecaj, tregoi vështrimin e tij për librat.

Pasurimi i mendjes është një tjetër arsye që duhet t’i shtyj njerëzit drejt leximit pa e menduar dy herë u tha nga të tjerë adhurues të librave të cilët ndalonin në tavolinën ku ishin të ekspozuar libra të zhanreve të ndryshme.

Read Previous

Jivdipe Tumenca – 5 Nëntori – Dita e Gjuhës Rome

Read Next

​Parashikimi i motit për ditën e fundit të tetorit