Zhgënjen familjarët: 91 vjeçarja lë 5 milionë euro pasuri për bamirësi

Angela Torelli, një stomatologe nga Genova, ka lënë pasurië e saj për bamirësi, duke zhgënjyer të afërmit e saj, shkruan Gazeta Metro.

91 vjeçarja ka përjashtuar nga testamenti të afërmit dhe kunatin që përpiqej ta mbante nën kontroll.

“Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë”, ka shkruar 91-vjeçarja në testament.

Gati 2,5 milionë i ka lënë në testament për shoqaten “Lega del Filo d’Oro”, 1.5 milionë i ka dhuruar për nevojat e gjenovezëve që mbështeten nga kongregacioni i murgeshave dhe një shtëpi e ka dhuruar për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin.

Read Previous

Pse po i neglizhojmë kaq shumë efektet psikologjike të Covid-19

Read Next

Gjakovë: 26 raste pozitve me covid-19