Për t’na ftuar na ftuan por para kamerës hezituan të flisnin. Kërkesa e pronarëve të bizneseve në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë u përfill sot nga KRU “Gjakova”.
Ekipi sanues doli në terren për të zhbllokuar kanalizimet të cilat sipas banorëve ka më shumë se një javë që po kundërmojnë. Ndërkaq, Dafina Syla-Dina , zëdhënse në këtë kompani tha se sapo kemi marrë këtë informacion kemi dërguar ekipin për intervenim të menjëhershëm.
Dhe njëherë Syla përcolli porosinë e njëjtë te qytetarët që të kenë kujdes të mos i cilsojnë kanalizimet si shportë mbeturinash sepse vetëm në këtë mënyrë do të shmangin këtë dukuri