Zelenskyy – rusëve: Askush nuk i merr kufomat e ushtarëve tuaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha rusëve se trupat e ushtarëve të tyre janë të shtrirë në fushat e betejës në Ukrainë dhe se askush nuk po i merr.

“Në vatrat e luftimeve veçanërisht të vështira, linjat e para të mbrojtjes sonë janë përmbytur me kufomat e ushtarëve rusë”, tha ai, duke përsëritur se 14,000 rusë janë vrarë në pushtimin e vendit të tij në një video-mesazh të lëshuar herët këtë mëngjes.

“Dhe ato trupa, ato trupa, askush nuk i merr”, tha ai.

Zelenskyy tha se dëshiron t’iu tregojë qytetarëve rusë se çfarë po ndodh.

/GazetaExpress/

Read Previous

Axhemi: Prioritet i KPK do të jetë siguria dhe mbarëvajtja e procesit mësimor

Read Next

Dollari dobësohet, rritet vlera e euros