Axhemi: Prioritet i KPK do të jetë siguria dhe mbarëvajtja e procesit mësimor

Roli i prindërve në procesin edukativo-arsimor gjithmonë është konsideruar si factor kyç për një mbarëvajtje të suksesshme të këtij procesi.

Bazuar në udhëzimin administrativ 28-2012 për temmelimin dhe funksionimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ditë më parë ka themeluar Këshillin e Prindërve në nivel komunal në përbërje të kryetarit, nënkryetarit, sekretarit dhe 11 anëtarëve të tjerë të këshillit. Fa

tos Axhemi në mënyrë unanime nga të gjithë pjesëmarrësit ka fituar të drejtën që në mandatin e ardhshëm të gëzojë statusin e kryetarit të këshillit, gjithmonë duke u përpjekur të prezantoj sa më mirë secilën çështje që lidhet me edukimin e fëmijëve.

Axhemi gjithashtu deklaroi se përfshirja e prindërve është çelësi për të ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në shkollë duke u bërë partnerë, vëzhgues dhe këshillues në shumë procese.

Është koha e duhur që të trajtohen me shumë objektivitet të gjitha ngecjet dhe mangësitë e mësimdhënësve.

Kur mësuesit e bëjnë përfshirjen e prindërve pjesë të praktikave të përditshme të mësimdhënies, prindërit rrisin bashkëpunimin me fëmijët e tyre në shtëpi, andaj edhe sfidat janë të mëdha por mbarëvajtja e procesit mësimor dhe siguria në shkollë do të jenë prioritet kryesor nga ana e këshillit, tha mes tjerash Axhemi.

Read Previous

Mehaj: Kosova me aleatët e saj, të pandalshëm dhe të pathyeshëm

Read Next

Zelenskyy – rusëve: Askush nuk i merr kufomat e ushtarëve tuaj