Zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol, mund të ketë rreth 3 mijë civilë

Pas provave të dukshme të gjenocidit në Bucha, një qytet jashtë Kievit, Volodymyr Zelenskyy tha se mizoritë në Mariupol ishin edhe më të këqija, shkruan skynews.

Marrja në kontroll e qytetit port nga Rusia do të thotë se shumë pak gazetarë kanë arritur të kenë akses për të raportuar mbi gjendjen e vështirë të banorëve të saj.

Por në një video të xhiruar nga një ekip televiziv francez shihet një varrezë me të paktën 3,000 varre.Sky News nuk ka qenë në gjendje të vërtetojë pamjet, por nëse konfirmohen do të ishte në mbështetje të raporteve se qyteti është përballur me një sulm nga forcat ruse më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit.

Read Previous

“Dita jonë” kujton Winston Churchill, kryeministri britanik që mbajti qëndrim stoik përballë nazistëve

Read Next

Parlamenti Evropian mbështet kandidaturën e Ukrainës për në BE